FLETE DITARI 2 (2009)
ARBER SHTEMBARI
(Ngjarjet ne keto flete ditari qe une po i paraqes publikut jane autentike dhe po ju serviren pa asnje redaktim artistik apo deformim keqdashes. Bisedat, shkembimet dhe refleksionet shpesh nuk i pergjigjen arsyes dhe devijojne ne zhvillime emocionale dhe verbalisht te dhunshme. I lutem publikut te ndjeshem te abstenohet.)
24 korrik 2009
Zgjimi ne 4 te mengjesit. Margo me shoqeron ne stacion te trenit. Gjate udhetimit deri atje ajo qan me ngasherim duke ngare makinen permes qytetit. Perlotem dhe une.
Zbresim ne platforme ku treni per Paris eshte tashme i stacionuar. Ajo me perqafon fort dhe me mbledh me buze lotet. Me thote duke buzeqeshur: “Ej cheri, a te kujtohet ate dite kur me the qe meshkujt shqiptar nuk qajne?”, “Si quhej ai qe erdhi se vdekuri? Justiniani? Cezari? Kostandini? Me duket ky ishte…a do te kthehesh dhe ti serish tek une?” “Margo une nuk kam vdekur” ia kthej une me te qeshur.
Paris, Lyon, Chambery, Milano, 8 ore udhetim. Te merzitshme, oret mezi shtyhen, vagoni dremit, jashte pemet njehesohen ne nje te gjelbert te njetrajtshme. Ne Chambery policia franceze kontrolloi nje per nje te gjithe pashaportat dhe te gjitha bagazhet. Zezakes ulur perballe meje, pas nje kontrolli pashaporte, policia i kerkoi “nje verifikim” duke ju lutur qe ajo ti ndiqte nga pas. Ajo s’tha asnje fjale, por ne fytyre shqetesimi lexohej qarte. Treni u nis per Milano, ajo nuk u kthye.
25 korrik 2009 mesdite
Kalova naten e pare ne Milano tek disa te aferm. Mallkova veten per dy valizhet aq te renda qe kam marre. Si do ti terheq deri ne Shqiperi?
(Mesdite ne nje lokal te qytetit A. prane Milanos takoj per interviste tre shqiptar qe mi prezantoi nje mik punetor.)
Ne tavoline, Afrimi, Turi dhe Esati.
-Nga te kemi ty shoku?
-Nga Tirana!
-Ore po keshtu nga je, se nga Tirana jemi te gjithe ne?! (qeshin)
-Me origjine andej nga jugu jam.
-Po fol o, ti qenke dora jone.
(me bejne pyetje mbi origjinat familjare, vendin ku jetoj, profesionin tim, familjen, etj)
-Ja, ne mblidhemi tek ky lokali. I fusim ndonje lloto keshtu dhe ja keshtu shkon dita. S’ke c’te besh fare ketej.
-Une dal me pak se kam punen keq. Cdo jave me ndryshon turni, ja dhe lloton te dielave e luaj. Vij e blej ketu, se ca kohe e bleva nga dyqani malokeve andej, po hic, zero, sa e loza ketu, e kapa nje qindshe.
-Dyqani malokeve?
-Emo, e pe ate zgeqen atje afer shinave? Ee, atje rrine maloket. Kurse ketu mblidhemi ne te jugut.
-Ashtu? Pse nuk rrini bashke?
-bashke? ohooo, po ku behemi ne me ata derdimenet o. Ata jane nje shekull mbrapa.
-jane tribu ata, duan dhe nja 50 vjet te dalin nga shpella. A imagjinon ti ca behet ore, e drejton shtetin tone nje nga ata? A e kupton ti pse nuk behet ky vend? Ja shko shihi vete, kane nga 10 vjet ketej e prape ashtu sic erdhen kane mbetur.
-po jane mbrapa shume ata. Ehiii sa larg. Une kam bere ushtrine ne Kalane e Dodes. E di ti ku eshte? Ne veri lart ne kufi, te vinte bora deri ne mes. Njehere isha me ca lacian, plehra,kishte alarm ate dite. Ishim ne mal, binte bore sa nuk shihje dot as nje meter para syve. Une i ri fare, me kishin ngrire kembet, mezi ecja. E ata maskarenjt me lane atje ne debore. Me thane ngordhsh o lab i mutit e me lane atje mes bores, mes ujqerve. Po mire qe s’ma dha truri t’ja mblidhja me kallash se perndryshe tani akoma ne burg do isha. Me gjeti nje oficer nga Kukesi. Me shpetoi jeten.
-E po ja pra, dhe ai oficeri nga veriu ishte!
-Kuksianet jane ndryshe, se ishin qytetare, kishte te ardhur, plus ata ishin dhe komunista, kishin frike regjimin, kujt ja mbante ore, ai te varte ne mes te qytetit, degjonin dhe muret, kishe gjithe sigurimin atje ne kufi, kurse keta te tjeret jane kafshe. Ja zbutet kafsha e eger? Besa thone. Ja ti qe ke bere shkolle, ma shpjego ti mua si ka mundesi qe atje te besa ka me shume krime se ne gjithe Shqiperine? He pra kete me thuaj ti mua, se keshtu, keshtu, keto te tjerat i dime dhe vete ne.
(pyetja e tyre ne fakt me ze pak ngushte.Evitoj pergjigjen.)
- Ato zona kane qene gjeografikisht dhe historikisht te izoluara… Por, edhe ata kane luftuar per Shqiperine.
-Jane vrare ne Vlore. Jane vrare dhe ne Mallakaster ne 97n. Po jane vrare ore se erdhen maloket e A. dhe futen armiqesi. Se labi labin nuk e vret kot.
-po ca kane luftuar ata ore? Je i ri ti nuk i di ca gjera. Ke degjuar ndonjehere per bajraktaret ti? po ku te linte bajraktari atje te ngreje koke ti? kanuni thoshte ai. Merrte vesh c’ishin ligjet ai?! Shih ai Enveri bir kurve ka qene po ketyre ja ngopi mire ai. Imagjino ti o vlla te mos kishte bere ai ate qe beri ai atje? Ata do ishin akoma mesjete o te keqen, po rri tani. Vazhdon gjakmarrja dhe tani pas 50 vjetesh. Ca behet or budalla, vret tjetrin per stergjyshin. Kanuni thote.
(N.B.: ndihem keq ne kete bisede. Ka nje urrejtje te madhe midis shqiptareve. Jemi nje komunitet i perçare dhe besoj se eshte pikerisht kjo ajo qe me ben te ndihem me shume keq. Marr shenime dhe mendoj per shkrimin tim te ardhshem tek saktivista pikerisht per kete percarje veri jug midis shqiptareve. Percarje qe e kam hasur dhe ne vende te tjera te Europes. Si t’ja bejme qe te kalojme pertej kesaj urrejtjeje, ketyre paragjykimeve, clicheve, dhe te mund te rigjejme nje fryme te perbashket kombetare?! Si mund te pretendojme nje bashkim me Kosoven, kur na mungon solidariteti i brendshem?!Duhet te bejme me shume ne kete pike.)
-Ketu, ketu njihet shqiptari i vertet kush eshte. Se atje ne Shqiperi ha e pi, fol e qesh, po ketu eshte halli, ketu e sheh kush te ndihmon e kush te le ne balte. Ka lene vellai vellane ne balte jo me i huaji.
-Shih tani, se ne kemi dhe shoke nga Veriu se nuk jane te gjithe keshtu. Se ne jemi te stresuar nga jeta dhe ja fusim edhe kot. se ka dhe njerez te mire nga ata.
- Ka ca ka. Ja ai nga Lura, si e ka ai? Flamuri. Ai ma gjeti punen mua. Cun flori eshte. E di si me thote? Mos u merzit me ne o Artur, se ne jena te trash (e imiton). E thote vete ai. Po ai vete ne fakt eshte i mencur, apapa, i mencur shume. Punon ne torno me mua atje. Ky komandon dhe robotet ne fabrike. I zgjuar eshte.
- Po Shqiperine e percau SB. E vuri veriun kunder jugut ai. Ne na erdhi tanku ne oborr ne 97. Nga veriu ishin ata. Se mos i shkova une atyre atje ne tropoje… (e nderpres)
-Po keni shkuar ndonjehere te rrini tek lokali i tyre?
-Po kemi shkuar, po s’merremi vesh. Ne si marrim vesh c’thone lere te merremi vesh keshtu. Pastaj as ata nuk na pranojne. Tani sikur jane qetesuar shqiptaret ketej, por perpare kerciste dajaku, nuk behet vlonjati me tropojanin o vella. Se s’kane bese ata.
-Te thone te jap besen…he ma thuaj ti pse e thone ate te jap besen?
-Ma thuaj ti!
- po sepse jane te pabese ore. (kete pergjigje anekdotike e kisha degjuar dhe vite me pare nga disa shqiptar te tjere)
-I duhet ta thote atij se ashtu eshte, i pabese. Ja shkonte nje korcar atje se kishte shok ca nga Lezha, po i vodhen leket ata, i futen dhe nje dru dhe e lane gjysmak. E kthyen ate ne Korce, s’di tani, a ka vrare veten a …
- Kush o? Thomai? Jo ore jo, po eshte bere nga ata te jehovait ai.
-Futja pordhes dhe ata.
-Ketij o vlla, keta te jehovait i kane marre vellane. S’eshte pak.
-Babai na vdiq. Pati semundje te rende. Ka pas qene oficer marine ai, me nendeteset ka punuar. Po i doli uje ne mushkeri. Dhe ai duhanin se ndalte, paff, paff, paff, vdiq ashtu…(perlotet) Keta te jehovait, vinin perdite. Ore perdite. Na ngelen ne dere. Se vellai i kishte qejf pak keto historirat e vjetra, epo te behej prift, hallall, prift, i bukur, i respektueshem, martohesh, por jo nga keta psikopatet. Keta me duket as nuk martohen. I kam folur, po aha, s’kthen me ai. Bredh andej fshatrave te Sarandes me ca libra ne dore. Desh ma rrahen njehere andej.
-une per vete mysliman jam. Por s’jam si keta gorret me mjekerr une. Une jam shqiptar njehere pastaj jam ca te duash ti. po jam shqiptar. Shqiptari s’ka fe. Te lutem gjithe diten une, po kjo e shkreta lloto prape s’do qe s’do. Ata gorret na kane marr ne qafe ne. Shif, kush nuk hyri ne Europe. Bosnja, Kosova, Turqia dhe ne. E pse? Se na futi ai maloku ne konferencen e gorreve. Une s’jam fare per keto besimet. Leku o vella leku. Une s’kam shtepi, kam kohe per xhami une? Se keta mjekrrat jane mesuar me nje çap buke dhe jane rehat, por une jam shqiptar s’jam nga Pakistani. Pastaj, une kam mbrojtur depot e armatimit ne fshat ne 97n. Vinin ca cobenj po ua mblodhem ne atyre. Jam dhe dere deshmoresh une?! Djali xhaxhait te nenes (gjyshes besoj) sime eshte therur me gjermanet trup me trup. Ja dogji gjermani shtepine sa e sa here. Vajten e pushkatuan ballistet se spiunoi nje mut muti aty ne fshat.
-po ca feje o Esat? Ja une ortodoks, po pse o qenka me i mire ai greku?! Ku kemi nge per fe ne o ta marrsha. Une punoj gjithe diten po me ze gjumi ne kembe, del ai hanullatos dallunatos si ja thone tani ja fut ca llafe greqisht edhe amin keta budallenjte.
- Ai rrezik na shan nga nena greqisht, neve amin ketej (qeshin)
-Ke menduar ta marresh vellane ketej apo…? Pyes Afrimin
-Ketej? Ku kthen me ai. Ja kane prishur gjakun ata te Zotit ore. Shkon neper ca mbledhje se ca bejne atje nuk e di. I thash po gjej nje pune se Zoti, Zoti sta mbush pjaten. Ai me tha “po vjen fundi dhe ti nuk je gati”. Po or po s’ke faj ti. Pastaj une sa kam bere letrat. E di c’kam hequr? Kam fjetur tre vjet neper vagona, si qen, ca as qeni s’ka patur jeten time, se qeni çoku dhe eshte mesuar, por une çdo nate me duhet te ruhesha nga thikat e marokeneve per te siguruar ate qoshen time ne vagon, binte shi, binte bore, se frynte ere, se bente ftohte, a nxehte a ku di une, ne jashte ishim si qen. Kam ardhur me skaf une. E atje te vagonat ashtu, ca nga jugu, ca nga veriu ishin, po halli te bashkoka me duket. Kur me vdiq babai, letrat nuk i kisha. I kishte thene dades ai para se te vdiste, te mos me tregonte mua ne telefon, se kishte frike mos kthehesha une dhe ngelja andej. Kur vdiq babai nuk ma thane. Une e kerkoja ti degjoja zerin, ata me thoni ka shkuar ketu, ka shkuar atje…(lot)
-O Afrim po rri o burre i dheut?!O Afrim!
-(me ze te qare)Kur me vjen nje shok ne pune e me thote mora vesh per babane. C’more vesh more? Une babane e kam mire. Ai u zverdh me tha pse s’di gje ti, jo ore, po keshtu e keshtu, babai te ka vdekur. E di si u bera? S’me mbanin gjunjte. E lash punen ate dite. Shkova ne nje pyll e ndenja atje. Ja keta me njohin, une as nuk pi, po ate dite u deha (eshte i nxehur). Ah, as babane nuk e pash kur na la. Na ndane per se gjalli me njerezit tane o ja shkerdhefsha mu ne qeveri. (ngrihet ne kembe, nje gote derdhet mbi tavoline.) A e kupton more Arber qe keta ne na kane shkaterruar jeten?
-O Afrim, po ule o vella zerin, pse bertet? Ti i flet ketij sikur e ka ky ne dore.
-Po he se dhe ky e ka ne dore, ja te shkoj atje ti thote atij plehres, t’ja shkruaj ç’heqim ne ketej. E di ti c’kemi hequr per ate cope leter ne ketu? Ja, nje cope leter o, per te qene skllav. Tallen ata te kuestures me ne. Se jemi kot, s’kemi shtet, jemi kot. vetem neve na e bejne kete gje, askush tjeter s’trajtohet me keq se ne. Edhe ata negrot i trajtojne me mire, vetem neve keq…
Shenime ne mesnate
(Gjithcka me lart eshte nje dhimbje e mirefillte. Eshte nje dhimbje qe perjetohet brenda familjes shqiptare. Nje dhimbje tek e cila duhet te nxjerrim mesime dhe mesimi me i pare duhet te ishte ky: shume gjera na dallojne: dialektet, traditat, doket, por na bashkon me thelbesorja: geni i shqiptarit. Behet fjale si per dy vellezer te tipave te ndryshem, por qe kane nje nene. Ja pse ti Afrim duhet te çlirohesh nga paragjykimet! Shqetesimi yt i pare duhet te jete jo ajo c’ka shikon dhe konstaton tek ai qe ti konsideron padrejtesisht “malok”, por nderimi per ta bere kete vertet vella prej geni shqiptar.Afrim: a ka emer qe do te simbolizonte me bukur kete gjest vellazeror?)
0 responses so far ↓
There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.